Ngjyrosja e Imazheve Tuaja të Sfondit
Ju mund të shtoni imazhe sfondi në rreshtat dhe sfondet tuaja. Për më tepër, ju mund t’i jepni nuancë imazhit tuaj të sfondit me një ngjyrë për ta bërë atë të përshtatet më mirë me dizajnin tuaj.
Për shembull, këtu kam një rresht me një imazh sfondi dhe me pak tekst të bardhë të mbivendosur. Është mjaft e vështirë për ta parë tekstin tani për shkak të imazhit të sfondit që zgjodha.

Për t’i bërë gjërat të duken më mirë, mund të shtojmë pak ngjyrë në imazhin tonë të sfondit. Për ta bërë këtë, kaloni mausin mbi rresht, më pas klikoni mbi ikonën e ingranazhit të rreshtit për të hapur cilësimet e tij. Shkoni te opsionet e Sfondit (Background), më pas aktivizoni Nuancën e Imazhit të Sfondit.
Pasi të jetë aktivizuar, ndryshoni ngjyrën e sfondit dhe ajo tani do t’i shtojë një nuancë me ngjyrë imazhit tuaj të sfondit. Ju gjithashtu mund të ndryshoni forcën ose tejdukshmërinë (opacitetin) e nuancës. Ja sfondi im i nuancuar me ngjyrë të gjelbër për ta bërë tekstin më të dukshëm:
